Një pjesë e saj iu dogj sonte, kjo është vlera e deklaruar e villës së Bajqinovcit në Bajgorë

Aktuale

Një pjesë e saj iu dogj sonte, kjo është vlera e deklaruar e villës së Bajqinovcit në Bajgorë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 22:02
Mefail Bajqinovci

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcit, i është djegur sot një pjesë e villës që posedon në fshatin Bajgorë. Por, sa është vlera e saj?

Sipas regjistrit për deklarimin e pasurisë për vitin 2023 që Bajqinovci e ka dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, vlera e kësaj vile është 25 mijë euro.

Në këtë dokument Bajqinovci deklaron se këtë objekt e kishte blerë në vitin 2018 me kredi.

Sipërfaqja e saj është 78 metra katrorë.

Përveç kësaj vile, Bajqinovci ka edhe dy bnanesa që bashkë kushtojnë rreth 154 mijë euro.

Për rastin e djegies së vilës është deklaruar edhe vetë Bajqinovci.

“Jam duke shkuar, nuk kam kurfarë informate pos më kanë thënë se do dyer dhe dritare ka kërsit diçka dhe janë dalë jashtë dhe u kallë një pjesë. Policia janë në vendin e ngjarjes dhe jam në gjysë të rrugës për Prishtinë-Podujevë”, ka thënë deputeti.

“Nuk kam informacione më tej, fshatarët më kanë treguar se është djegur, nuk e di nga rryma apo çfarë por është dukur si shpërthim. Nuk kam informacione tjera. Rrugës jam duke shkuar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat