Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër kishte rritur tensionet me Bashkimin Evropain.
Sipas BE-së, për hapjen e kësaj ure për qarkullimin e automjeteve duhet ë vendoset në tavolinën e bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Për hapjen e kësaj ure, ka folur edhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk e kanë mbështetur idenë që ura mbi lumin Ibër duhet të vazhdoj të jetë e mbyllur për automjete.
“Ne asnjëherë nuk e kemi mbështetur idenë që ura duhet të vazhdoj të jetë e mbyllur për trafikun automobilistik. Sepse ura është e hapur për të kaluar. Unë kam qenë disa herë edhe në veri të Mitrovicës dhe kam parë që ka serbë nga veriu që e kalojnë atë urë dhe dalin në jug për të bërë pazar për të blerë gjera ashtu siç ndodh edhe e kundërta, ku shqiptarët nga jugu shkojnë në veri të Mitrovicës, pra nuk është një problem i mbylljes i tipit të Murit të Berlinit. Është thjeshtë mbyllje për trafikun automoblisitik”, ka thënë De Riu.