“Do të jetë ndryshe”- Vjet Togo njoftoi për heqjen e njohjes së Kosovës, Pacolli paralajmëron rikthimin e saj

Aktuale

“Do të jetë ndryshe”- Vjet Togo njoftoi për heqjen e njohjes së Kosovës, Pacolli paralajmëron rikthimin e saj

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:02
Behgjet Pacolli me Presidentin e Republikës së Togos

Behgjet Pacolli, deputet në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar për një takim që ka pasur me Presidentin e Togos.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se Gnassingbé e takoi para 8 vitesh, takim ky që përfundoi me njohjen e Kosovës.

Ai shtoi se për shkak të “mungesës së aktiviteteve diplomatike” dhe “iniciativave” të anës tjetër, është përfolur se ky shtet ka tërhequr njohjen.

Por, Pacolli njofton se përfundimi këtë herë do të jetë ndryshe.

“….Vazhdoj me takimet në nivel të krerëve të shteteve të ndryshme. Sot takova Presidentin e Republikës së Togos, të cilin e pata vizituar para 8 viteve. Ajo vizitë përfundoi me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për shkak të “mungesës së aktiviteteve diplomatike” dhe “iniciativave” të anës tjetër, është përfolur se ky shtet ka tërhequr njohjen.

Epilogu do të jetë ndryshe!”, shkroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat