De Riu: Fakti që në Kosovë janë 5 mijë ushtarë të NATO-s tregon që nevojitet konsultim!

Aktuale

De Riu: Fakti që në Kosovë janë 5 mijë ushtarë të NATO-s tregon që nevojitet konsultim!

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:05
De Riu

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për shumë aksion që bëhen në veri të kodrinoret me komunitetin ndërkombëtar.

De Riu, ka thënë se edhe për hapjen e urës së Ibrit duhet konsultim me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Dikush mund të thotë se pse duhet të koordinohemi me komunitetin ndërkombëtarë kur jemi shtet sovran. Ju jeni një shtet sovran dhe askush nuk do ta kontestojë sovranitetin, por nëse brenda Kosovës aktualisht janë rreth 5 miëj ushtarë të NATO-s, kjo natyrisht tregon se ekziston një arsye se këta 5 mijë ushtarë që janë këtu për të garantuar sigurinë e edhe të jashtem të shtetit të Kosovës kjo tregon që këto forca duhet të konsultohen”.

“Sa i përket hapjes së urës fillimisht kërkon koordinim pasi është një çështje që trajtohet që një kohë të gjatë dhe ka të bëjë edhe në aspektin e sigurisë, natyrisht që KFOR-i dhe EULEX-i janë të përfshirë në këtë proces të vlerësimit dhe duhet të konsultohen”, ka thënë tutje De Riu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat