Qalaj: Heroin Bunjaku e kam njohur personalisht, u sakrifikua për Kosovën

Aktuale

Qalaj: Heroin Bunjaku e kam njohur personalisht, u sakrifikua për Kosovën

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:18
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka treguar se personalisht e ka njohur heroin Afrim Bunjakun.

Qalaj e cilësoi të emocionueshme videon në të cilën e publikoi ekskluzivisht Tëvë1 ku heroi Bunjaku po shihej duke patrulluar pak para sulmit terrorist.

“Emocionuese të shohësh ish-kolegun tim – rreshterin e Policisë së Kosovës e heroin e Kosovës Afrim Bunjaku, fare pak momentit para se të kryhej akti terrorist”, tha ai.

Deputeti opozitar tregoi që heroin Bunjaku e ka njohur edhe personalisht gjatë punës në akademi policore.

“E kam njohur personalisht. E kam njohur edhe në akademi sa kam punuar. E meriton çdo respekt për punën që e ka bërë e sidomos për aktin e fundit, sakrificën që ka bërë që shtet i Kosovës të mos rrezikohet nga terroristët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat