Musliu: Më 9 shkurt PDK-ja do ta ketë drejtimin e shtetit, kurrë s’kam votë për Albin Kurtin

Aktuale

Musliu: Më 9 shkurt PDK-ja do ta ketë drejtimin e shtetit, kurrë s’kam votë për Albin Kurtin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:26
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kurrë nuk do ta votojë një qeveri mes VV-së dhe subjektit të saj politik.

Musliu tha se nuk ka votë “për ata që e çojnë Kosovën mbrapa”

“Kurrë, a po don ma shumë me fol, kurrë. Unë nuk kam votë për Albin Kurtin. Unë nuk kam votë për ata që e çojnë Kosovën mbrapa. Unë nuk kam votë për ata që kanë qenë në kahjen e kundërt të historisë së Kosovës, kur Kosovës iu ka dashur më së shumti. Prandaj, sot e 100 vjet mundem me qenë në Kuvend ose nesër jo, por Ganimete Musliu nuk ka votë për Albin Kurtin”, tha ajo.

Ajo deklaroi se më 9 shkurt në zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja do ta ketë drejtimin e shtetit me kryeministër, Bedri Hamzën.

“PDK-ja është sot çdokund, në çdo shtëpi shqiptare në Kosovë, është në çdo familje dhe më 9 shkurt, PDK do ta ketë drejtimin e shtetit me Bedri Hamzën. Nëse qytetari i Kosovës don mashtrim, gënjeshtër, hajni, korrupsion, keqpërdorim, nepozitëm, familjarizim, militantizëm le ta zgjedh Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat