Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka realizuar plane në veri, të cilat nuk janë realizuar më parë.
Ai ta se Qeveria e Kosovës e ka arritur qëllimin në veri, pasi që “çdo ditë e çdo orë është kryer nga një punë”.
“Në veri është dashur investim. Qëllimi është arritur, çdo ditë e çdo orë është kryer nga një punë. Prandaj, kemi këtë rezultat që e kemi. Sot, është gjendje krejtësisht ndryshe. Nuk bën me i pa gjërat vetëm në sekuenca të shkëputura”, tha ai.
Ndërkohë, tha se “punët e njëjta” nuk janë kryer më parë nga Policia e Kosovës për shkak se ka munguar vullneti politik.