Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Aktuale

Ademi: Diplomacia jonë ka dështuar që t’i bindë ndërkombëtarët për rastin Banjska

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:44
Mensut Ademi

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se diplomacia kosovare ka dështuar që t’i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur sot një vit më parë në Banjskë të Zveçanit.

Ademi thotë se kryeministri Albin Kurti është dashur që të shkojë dhe të raportojë në çdo shtet për agresionin që është bërë, pavarësisht që asnjë shtet nuk i ka bërë thirrje.

“Në këtë rast, diplomacia e Kosovës ka dështuar. Diplomacia jonë ka dështuar me i bindë faktorët ndërkombëtarë se çfarë ka ndodhur në Republikën e Kosovës. Një nga një është dashur me i bindë. Ky është dështimi. E para, askush nuk na e ka pritur kryeministrin tonë… është dashur t’i hipë aeroplanit me shkua shtet në shtet me tregu se çka ka ndodh… edhe Kuvendi i Kosovës është dashur t’i raportojë secilit kuvend, të Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë, Shqipërisë, Rumanisë, Bullgarisë, me u ulë e me i dergu letër”, tha ai.

Profesori i kriminalistikës tha se Qeveria e Kosovës, çdo sektorë sigurie dhe njerëzit profesionist duhen të bashkohen për t’i nxjerrë në pah faktet.

“Gabimin më të madh që ne e bëjmë në Republikën e Kosovës, sidomos ne që thirrmi si profesionistë – nuk akuzohet Qeveria, nuk akuzohen njerëzit profesionistë, por duhet të bashkohen bashkë, secili në fushën e vetë”, shtoi ai.

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime: Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste. Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat