Elshani: Kur grupi është në liri mund të ketë sulm

Aktuale

Elshani: Kur grupi është në liri mund të ketë sulm

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:50
Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se përderisa grupi i Banjskës është në liri ekziston rreziku për ndonjë sulm të ngjashëm.

Megjithatë, Elshani, ka siguruar se në rast të përsëritjes Policia e Kosovës është e përgatitur për reagim dhe ka numër te mjaftueshëm të pjesëtarëve policorë.

“Po derisa ky grup është i lirë normalisht që ekziston rreziku që mund të ketë ndonjë sulm apo rast të tillë të ngjashëm, sidoqoftë [policia është e përgatitur të reagojë kjo është me rëndësi. Kemi numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve dhe nëse ka nevojë i sjellim të tjerë”, ka thënë ai.

Më tej Elshani, ka thënë se shpartallimi i grupeve në veri e ka lehtësuar shumë punën e Policisë pasi sipas tij tashmë askush nuk ka mundësi të fshihet nga ligji.

“Ka ndihmuar shumë, për arsye se tani çdo person që kryen ndonjë vepër penale ata e dinë që ne mund t’i ndjekim dhe ti arrestojmë dhe nuk ka mundësi askush të fshihet nga ligji”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat