Qalaj – Dugollit: Keni folë me Listën Serbe për veteranët

Aktuale

Qalaj – Dugollit: Keni folë me Listën Serbe për veteranët

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 00:00
Rashit Qalaj dhe Enver Dugolli

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se kanë folur me Listen Serbe për veteranët e luftës.

Këtë deklaratë, ai e bëri në emisionin “Këndi i Debatit”, gjatë një diskutimi me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, lidhur me sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

Dugolli, i pyetur nga analisti Xhevdet Pozhari, se pse nuk është përfunduar në të kaluarën puna në veri kur ka qenë e njëjta polici, ka deklaruar se nuk ka ndodhur për shkak se nuk ka pasur vullnet politik të përfundohet, pasi sipas tij qeveritë e kaluara kanë qenë të varura nga Lista Serbe.

“Pse është kryer sot kjo punë e nuk është kryer në të kaluarën kur po themi se ka qenë e njëjta Polici?”, ka pyetur Pozhari.

“Sepse nuk ka pasur vullnet politik të kryhet. Me vetë faktin, që në të kaluarën është pritur 4 orë Lista Serbe në parlamentin e Kosovës për tu bërë votat, do të thotë qeveritë kanë qenë të varura nga lista serbe”, ka thënë Dugolli.

“Po ju për veteranë keni folur me Listen Serbe. A është folur për veteranët e luftës me Igor Simiqin? Udhëheqja e grupit parlamentar të juaj e keni fyer te Igor Simiqi, Abelard Tahirin, e keni fyer Ramush Haradinajn, i keni fyer veteranët e luftës”, ka deklaruar Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat