Kamberi: Banjska është simbol i sovranitetit

Aktuale

Kamberi: Banjska është simbol i sovranitetit

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 00:11
Belgzim Kamberi

Analisti Belgzim Kamberi ka thënë se ajo çfarë përfaqëson Banjska për Kosovën në përgjithësi është mbrojtja e sovranitetit të shtetit.

Ai ka thënë se është shumë interesante se sulmi i Banjskës ka ndodhur pas marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

“Banjska vjen pas marrëveshjes që do të duhej t’i normalizonte marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Banjska megjithatë simbolizon një qëllim jo të normalizimit të marrdhënieve, pra të kundërtën e asaj që vetë është Beogradi zyrtar në atë kohë”, ka thënë Kamberi.

Tutje, analisti Belgzim Kamberi ka thënë se rasti i Banjskës ndërlidhet me simbiozën, në të cilën Beogradi ka ndërvepruar deri në ditën e sulmit të Banjskës.

“Beogradi komponentën e vet politike në veri e ka mishëru edhe me komponenten e krimit të organizum për ta përdorur si instrument edhe të dhunës, pra këtë e kemi pa faktikisht deri para Banjskës edhe me veprimet; me barikadat”, ka thënë Kamberi.

Sipas Kamberit, Beogradi nga njëra anë shkonte në dialog në Bruksel për “integrimin e serbëve” dhe nga ana tjetër “paralelisht përdorte edhe instrumentin e dhunës”.

“Përderisa Banjska ndodh, krijohet sinjëfar simboli i sovranitetit të Kosovës”, ka thënë Kamberi.

“Për ne, kosovarët shqiptarët në përgjithësi Banjska sot është simbol i sovranitetit. Nëse Prekazi është simbol i lirisë dhe çlirimit…”, ka thënë ndër të tjera Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat