Musliu: Radojiçiqi ka ikë si zotëri para syve të...

Aktuale

Musliu: Radojiçiqi ka ikë si zotëri para syve të...

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 00:13
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbet heroi Afrim Bunjaku, ka thënë se kreu i terroristëve ditën kritike ka ikur “si zotëri para syve të Qeverisë”.

Ndërkohë, për vilën e konfiskuar të kryeterroristit Millan Radojiçiq thotë se Qeveria të njëjtën e ka lejuar të ndërtohet në mandatin e saj, e për të njëjtën “bën filma” se është konfiskuar.

“Si është e mundur që një Qeveri të cilës para syve të saj Serbia ka ndërtuar vilën, sot del dhe bën filma se gjoja e konfiskova. Një Qeveri, e cila e ka lënë të ikë i lirë Radojiçiqin nga Kosova më 24 shtator 2023 nuk ka se me çka të krekoset. Realiteti është krejt ndryshe atje në veri”, tha ajo.

Deputetja opozitare tha se Radojiçiq ka shkuar vetë i lirë në Serbi.

“Radojiçiq ka shkuar vetë i lirë në Serbi, sepse kjo Qeveri sot po kërkon që ai të kthehet në Kosovë e të arrestohet. Radoiçiq ka ikë si zotëri para syve të Qeverisë. Janë pamje që i kemi pa, thjeshtë ai ka dalë si një turist i cili i viziton malet e kodrat e Kosovës dhe ka shku pa një therë në këmbë në Serbi, pikërisht në ditën kritike kur është vrarë Afrim Bunjaku. Prandaj, nuk mund të thonë se e kanë përzë, ai ka ikur vetë nga Kosova”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat