Ambasadori italian: Prania e trupave të KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë garancia më e madhe e sigurisë dhe stabilitetit në vend

Aktuale

Ambasadori italian: Prania e trupave të KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë garancia më e madhe e sigurisë dhe stabilitetit në vend

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 00:50
Antonello De Riu

Sulmi terrorist në Banjskë, i cili sot shënoi edhe njëvjetorin shkaktoi reagime të shumta në opinion rreth asaj se a mund të ketë përsëritje apo edhe më shumë, zhvillim lufte në vend.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu tha se përderisa trupat ushtarak të NATO-s dhe KFOR-it qëndrojnë në Kosovë populli duhet të ndjehet rehat.

“ Është e qartë se kush ka përjetuar ngjarje dramatike si ato që ndodhën para 24 vitesh në Kosovë, natyrisht se mund t’a ketë frikën që një gjë e tillë të ndodh përsëri”, deklaroi ambasadori italian.

Tutje, sipas tij tashmë situata në vend është ndryshe dhe ruhet nga pesë mijë trupa ushtarak.

Por para 25 vitesh kur ndodhën krime kundër njerëzimit nuk ishin të pranishëm trupat e NATO-s, e sot kufinjët e Kosovës dhe Serbisë çdo ditë, 24 orë patrullohen nga ushtarë italian bashkë me amerikanë e ushtarë nga 28 nacionalitet përbërëse të komisionit e KFOR-it, NATO-s në Kosovë. Mendoj se pikërisht garancia më e madhe ashtu si për qeverinë,që nganjëherë e ndjen si kokëdhimbje kur ne i themi se duhet të konsultohet me NATO-n për çështjet që mund të reflektojnë në sigurinë e vendit. Duhet të ndjej një siguri populli i Kosovës,sepse në Kosovë janë pesë mijë burra të Aleancës ushtarake  më të fortë në botë që është këtu për stabilitetin e Kosovës” deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat