Veseli: Dorëzimi i Radoiçiqit në Kosovë, as që mund të mendohet

Aktuale

Veseli: Dorëzimi i Radoiçiqit në Kosovë, as që mund të mendohet

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 00:54
Afrim Veseli

Afrim Veseli, kolonel në pension i FSK-së kujtoi 1 vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Dorëzimi i Radojçiqit në Kosovë, as që mund të mendohet. Ndoshta dikush mund të llogarit në presionin ndërkombëtar ndaj Serbis, por e tëra kurr sdo të mundësohet”, tha ai.

Postimi i plotë:

Dorëzimi i Radojçiqit në Kosovë, as që mund të mendohet

Ndoshta dikush mund të llogarit në presionin ndërkombëtar ndaj Serbis, por e tëra kurr sdo të mundësohet.

Shumë e thjeshtë si analiz mendojë.

Në rastin e dorëzimit eventual, Radojçiq si profil dhe karakter nuk është person që dorëzohet për shumë arsye.

Nëse Serbia do ta bënte, ai para se ta kapin organet e shtetit, gjë që ai ai do të kishte informacion të hershëm, ai ose do vinte prap në Kosovë për të luftuar pra edhe me çmimin për tu vrarë ose varianti që ai do të rrëfente në detale për opercionin e Banjskës, dhe aty do të dilte zbuluar komplet aparati i siguris i shtetit serb, duke filluar nga Vuçiqi, Gjeneral Mojsilloviç dhe Vulin.

Ekziston edhe mundësia e tret, arratisja e tij në Rusi, për të cilën mendojë se ka pak gjasa të ndodh, për arsye se Rusia megjithatë nuk lejon të strehon personin që ndërkombëtarishtë është i shpallur person terorist.

Mundësia ma e bindshme për mendimin tim, ai pas një periudhe jo fortë të gjatë ose do të ” aksidentohet me fatalitet” ose do tê “ngrën këpurdha të helmuara dhe do vdes.

Radojçiq është i përfunduar në secilin variant.

Afrim Veseli, kolonel në pension i FSK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat