Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Aktuale

Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 09:12
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit për media, përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj.

Gjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz gjithashtu do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje”, thuhet në njoftim.

Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat