Vuçiq vazhdon fushatën e tij kundër Kosovës, këtë herë ka një “falënderim” për presidentin e Iranit

Aktuale

Vuçiq vazhdon fushatën e tij kundër Kosovës, këtë herë ka një “falënderim” për presidentin e Iranit

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 10:53
Foto nga vendngjarja

Vuçiq po e vazhdon fushatën e tij kundër Kosovës, këtë herë gjatë një takimi me presidentin e Iranit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Massoud Pezeshkian, dhe siç ka thënë ai, temë e veçantë e bisedës ka qenë situata në Kosovë.

Takimi mes dy presidentëve u zhvillua në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara.

Nga viti 2021, Serbia po e forcon bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se është një vend nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE), me politikën e jashtme dhe të sigurisë së të cilit është e detyruar të pajtohet si vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Vuçiq ka shprehur mirënjohjen e tij në lidhje me Kosovën, pavarësinë e së cilës Irani nuk e njeh.

Sipas raportimeve, Vuçiq, në takimin me presidentin iranian, theksoi rëndësinë e institucionit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjet për intensifikimin e dialogut dhe aktiviteteve diplomatike për qetësimin e shpejtë të të gjitha konflikteve, pasojat e të cilave tashmë janë të thella dhe të gjera.

Ai ftoi presidentin e Iranit të vizitojë Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat