Rezervistët britanikë vazhdojnë të vijnë në Kosovë për ushtrime me KFOR-in

Aktuale

Rezervistët britanikë vazhdojnë të vijnë në Kosovë për ushtrime me KFOR-in

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 11:10
KFOR

Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po e vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë në mbështetje të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Sic është komunikuar më parë, Regjimenti Mbretëror i Yorkshire-t do të  punojë krahas njësive të tjera të KFOR-it, në një ushtrim rutinor [në kuadër të] Trajnimit Operacional të Provave”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Qëllimi i ushtrimit është testimi i procedurave për vendosje të shpejtë të trupave shtesë dhe integrimit të tyre me misionin e KFOR-it”.

“Pas përfundimit të ushtrimit, kontingjenti do të rivendoset dhe rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

KFOR-i ka thënë po ashtu që do të mundohet ta zbusë efektin në trafikun rrugor që mund të vijë si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak në kuadër të këtyre ushtrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat