Prelec: Kurti dhe Vuçiq duket që s’janë të interesuar për diçka të madhe, vetëm dëshira amerikane s’mjafton
Analisti, Marko Prelec, i cili njeh jashtëzakonisht mirë rajonin e Ballkanit, në Samitin për Paqe dhe Demokraci ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Prelec ka thënë se aktualisht duket që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksander Vucic s’janë të interesuar për t’u marrë vesh në dialog për diçka të madhe.
“Është shumë e çuditshme, që tani Vucic dhe Kurti, nuk duken që duan vërtetë të pajtohen për diçka madhore”, ka thënë Prelec.
Ai tutje ka thënë se për të pasur sukses nuk mjafton vetëm dëshira e Shteteve të Bashkuara për diçka të tillë dhe se duhet një minimum i pajtueshmërisë në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.