Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Aktuale

Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani ka thënë se me homologun e saj kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona.

Si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat