AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë Programin, e quajnë zhvillimor dhe integrues në BE e NATO

Aktuale

AAK-ja dhe partnerët e koalicionit prezantojnë Programin, e quajnë zhvillimor dhe integrues në BE e NATO

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor, kanë prezantuar të mërkurën Programin Zgjedhor 2025-2029.

Nga krerët e këtij koalicioni, ky Program u quajt zhvillimor e integrues në mekanizmat ndërkombëtar.

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se ky program është rezultat i një punë dy vjeçare që përfshinë katër shtylla kryesore.

E siç janë anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe me konceptin Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat