Bakija: Ritja e etno-nacionalizmit dhe popullizmit në rajon po gërryen besimin dhe po largon shoqëritë edhe më shumë

Aktuale

Bakija: Ritja e etno-nacionalizmit dhe popullizmit në rajon po gërryen besimin dhe po largon shoqëritë edhe më shumë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 12:40
Bakija: Ritja e etno-nacionalizmit dhe popullizmit në rajon po gërryen besimin dhe po largon shoqëritë edhe më shumë

Drejtori ekzekutiv i “S’Bunker”, Bardhi Bakija, ka folur sot në hapje të Samitit për Paqe dhe Demokraci. Bakija ka thënë se një nga sfidat më urgjente me të cilën po përballet Kosova dhe rajoni, është rritja e etno-nacionalizmit dhe popullzimit, veçanërisht tek brezat e rinj.

Bakija ka potencuar se këto ideologji, e gërryejnë besimin dhe do të largojnë shoqëritë edhe më shumë.

Një nga sfidat më urgjente me të cilat përballemi është rritja e etno-nacionalizmit dhe popullizmit, veçanërisht tek brezat e rinj. Këto ideologji gërryejnë besimin, mbjellin ndarje dhe na largojnë më tej.

Dhe kjo nuk është e ardhmja që secili prej nesh dëshiron për këtë rajon”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat