QKUK: Rifillon dhënia e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje

Aktuale

QKUK: Rifillon dhënia e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se ka rifilluar me dhënien e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje.

Në njoftim thuhet se aplikimi bëhet në Klinikën e Psikiatrisë, ku edhe funksionon komisioni mjekësor në përbërje të profesionistëve të profileve të ndryshme mjekësore.

Postimi i plotë

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët e interesuar, se ka rifilluar dhënie e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje.

Aplikimi bëhet në Klinikën e Psikiatrisë, ku edhe funksionon komisioni mjekësor në përbërje të profesionistëve të profileve të ndryshme mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat