Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se ka rifilluar me dhënien e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje.
Në njoftim thuhet se aplikimi bëhet në Klinikën e Psikiatrisë, ku edhe funksionon komisioni mjekësor në përbërje të profesionistëve të profileve të ndryshme mjekësore.
Postimi i plotë
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët e interesuar, se ka rifilluar dhënie e certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje.
Aplikimi bëhet në Klinikën e Psikiatrisë, ku edhe funksionon komisioni mjekësor në përbërje të profesionistëve të profileve të ndryshme mjekësore.