Instituti “Musine Kokalari”: Përtej pagës minimale, Kosova ka nevojë për pagë të dinjitetshme për jetesë

Aktuale

Instituti “Musine Kokalari”: Përtej pagës minimale, Kosova ka nevojë për pagë të dinjitetshme për jetesë

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:48
Ilustrim

Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “Clean Clothes Campaign”, ku do të avokohet për paga të drejta në kuadër të Ditës së Veprimit: Pagë për Jetesë, ditë kjo që i kushtohet kërkesës për paga që plotësojnë nevojat themelore të punëtorëve.

Nga ky Institut theksojnë se përtej pagës minimale, Kosova ka nevojë për pagë të dinjitetshme për jetesë.

“Publikimi ynë i fundit thekson gjetjet kryesore për pagën e jetesës në Kosovë:

• 𝐏𝐚𝐠𝐚 𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞̈: 𝟏,𝟐𝟗𝟓 € 𝐛𝐫𝐮𝐭𝐨 (𝟏,𝟏𝟓𝟐 € 𝐧𝐞𝐭𝐨).

• 𝐏𝐚𝐠𝐚 𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐛𝐞𝐪𝐚𝐫: 𝟖𝟏𝟔 € 𝐛𝐫𝐮𝐭𝐨 (𝟕𝟐𝟎 € 𝐧𝐞𝐭𝐨).

Ky hulumtim zbulon një pabarazi të konsiderueshme midis pagës minimale aktuale dhe pagës aktuale të jetesës, që nevojitet për t’i mbuluar shpenzimet thelbësore, si ushqimi, strehimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimi. Shumë punëtorë kosovarë fitojnë nën këto pragje, me pagën minimale të pamjaftueshme për të mbështetur një standard të mirë jetese. Shembulli më i fundit janë punëtorët/punëtorët teknikë/e të Kuvendit të Kosovës, të cilët aktualisht janë në grevë, për shkak të pagës së tyre të ulët prej 275 euro në muaj, pa asnjë kompensim për orët shtesë. Punëtorët në Kosovë vazhdojnë të luftojnë me paga të ulëta pavarësisht rritjes së fitimeve për korporatat. Hendeku midis fitimeve të korporatave dhe pagës së punëtorëve është i madh. Ndërkohë, premtimet e qëndrueshmërisë nga bizneset janë të zbrazët, për sa kohë që punëtorët nuk mund të sigurojnë një pagë që mbulon nevojat bazë. Paga e jetesës nuk është vetëm një çështje ekonomike. Ajo është një e drejtë e njeriut. Siç theksohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut: “Çdokush që punon ka të drejtën e një shpërblimi të drejtë dhe të favorshëm që i siguron vetes dhe familjes së tij/saj ekzistencën e dinjitetit njerëzor”. Për punëtorët kosovarë, ky dinjitet nuk arrihet me pagat e varfërisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat