Hykmete Bajrami i kërkon debat publik Hekuran Muratit: Zgjedhe televizionin, kohën e panelin, unë jam gati

Aktuale

Hykmete Bajrami i kërkon debat publik Hekuran Muratit: Zgjedhe televizionin, kohën e panelin, unë jam gati

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:52
Hykmete Bajrami dhe Hekuran Murati

Hykmete Bajrami i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ministrit Hekuran Murati.

Duke e quajtur si kontabilist, deputetja e LDK-së vlerëson se ministri Murati po manipulon me shifra.

“Manipulimi i fundit i kontabilistit, në pozitën e ministrit nuk është për të ju bindur se nuk janë
rritur çmimet, se Hekurani e din që ju i dini lëvizjet e çmimeve në baza ditore, ky manipulim është më shumë për me largu vëmendjen nga demaskmi që po u bëhet aferave korruptive të Lëvizjes Vetëvendosjes, andaj edhe njëherë unë kërkoj nga Lëvizja Vetëvendosje të ju shpjegoj qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret. Tregoni se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e deshmitarës një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet me dëshmu partia këtu?

Edhe në cilësinë e dëshmitarëve do të ishte deri diku e arsyshme me u intervistu, këshilltarët e Nagip Krasniqit, ata që punojnë në KEK, se mbase e kanë udhëzu gabimisht, me u intervistu ata që punojnë në divizion të prokurimit, njësia e kërkesës, zyra ligjore apo cilido punëtor i KEK-ut, por me u intervistu dikush që asnjë lidhje zyrtare nuk e ka me KEK-un, qysh? Përveç kur prokurimi i 273 miliononë Euro të tenderëve sekret gatuhet në zyret e LVV-së, aty ku Dejona është zyrtarja më e lartë, siç tha Glauku, ajo i koordinon ”politikat profesionale” të LVV-së.

E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët.
Hekuran,
Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati”
shkruan Hykmete Bajrami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat