Pas kritikave për ngjashmëri, anulohet logoja e re e Kuvendit, do të ketë konkurs të ri

Aktuale

Pas kritikave për ngjashmëri, anulohet logoja e re e Kuvendit, do të ketë konkurs të ri

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur të anulojë logon e re të përzgjedhur, pas reagimeve për ngjashmërinë e saj me një logo tjetër.

Kryesia e Kuvendit trajtoi çështjen gjatë mbledhjes së saj më 23 shtator 2024 dhe konstatoi se logoja, megjithëse nuk ishte identike me logon me të cilën u krahasua, kishte ngjashmëri të mjaftueshme për të kërkuar ndryshime.

Kjo situatë pasoi një vendim paraprak të Kryesisë së Kuvendit, më 12 shkurt 2024, për zhvillimin e procedurave të prokurimit lidhur me logon e re, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

Juria profesionale përzgjodhi propozimin e operatorit ekonomik “Wave Partners” nga Prishtina, duke vlerësuar se kishte përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Megjithatë, pas konsultimeve me operatorin ekonomik, u pranua se logoja kishte ngjashmëri me një tjetër dizajn dhe palët ranë dakord që Kuvendi i Kosovës të ketë një logo unike, pa asnjë ngjashmëri të mundshme.

“Wave Partners” u pajtua të kthejë mjetet financiare të marra dhe të rimarrë të drejtën e autorit mbi logon e propozuar.

Në vijim, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një konkurs të ri për përzgjedhjen e logos së tij, duke siguruar që procesi të jetë i plotë dhe pa kontestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat