“Cili është roli yt në mafian energjetike?”: Mustafa i kërkon Mihalit të tregojë pse u intevistua nga prokuroria

Aktuale

“Cili është roli yt në mafian energjetike?”: Mustafa i kërkon Mihalit të tregojë pse u intevistua nga prokuroria

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 17:23
Besian Mustafa

Të pushtetshmes – askush s’e di pse – të Vetëvendosjes, Dejona Mihalit i ka reaguar zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, duke i kërkuar të tregojë publikisht se pse është intervistuar nga Prokuroria Speciale në rastin për dyshime të mëdha për korrupsion të ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i emëruar ky partiakisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Dejona le të na tregojë për intervistimin nga Prokuroria Speciale rreth rolit të saj në mafian energjetike ku me qindra miliona euro janë qarkulluar nëpër xhirollogaritë e funksionarëve më të lartë të Vetvendosjes dhe kanë financuar nëntokën e kësaj mafie”, ka shkruar Mustafa në një reagim në Facebook.

Postimi i plotë:

Dejona, cili është çmimi i energjisë elektrike? Po e paguani cash apo përmes GEN-it të Serbisë?

Dejona le të na tregojë për intervistimin nga Prokuroria Speciale rreth rolit të saj në mafian energjetike ku me qindra miliona euro janë qarkulluar nëpër xhirollogaritë e funksionarëve më të lartë të Vetvendosjes dhe kanë financuar nëntokën e kësaj mafie.

Me Dejonën dhe Vetvendosjen ekonomia e Kosovës ka ngecur e po shkon drejt shkatërrimit; 60% e pagës së një familje kosovare shpenzohet në ushqimin bazik që në fillim të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat