42 terroristë të Banjskës nuk mund të gjykohen në mungesë, thotë ish-kryetari i Supremes

Aktuale

42 terroristë të Banjskës nuk mund të gjykohen në mungesë, thotë ish-kryetari i Supremes

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 18:20
Fejzullah Hasani

Seanca e shqyrtimit fillestar për të akuzuarit në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, që ishte planifikuar të mbahej këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Kjo ndodhi pas kërkesës së avokatëve të të akuzuarve, të cilët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar shkresat e lëndës dhe provat e Prokurorisë.

Tre nga të akuzuarit, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, u paraqitën në gjykatë pas arrestimit të tyre gjatë sulmit në Banjskë. Ndërkohë, për 42 të akuzuarit e tjerë pritet një opinion nga Gjykata Supreme për çështjen e gjykimit në mungesë.

45 persona në krye me Millan Radojçiqin akuzohen nga Prokuroria Speciale për  kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, foli për këtë çështje duke shpjeguar se, sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, gjykimi në mungesë është i lejuar në disa raste, por ka kushte specifike që duhet të plotësohen.

“Në vitin 2023 ka qenë i përjashtuar gjykimi në mungesë, por ndryshimet e ligjit në vitin 2023 e kanë paraparë mundësinë  gjykimit në mungesë. Por aty janë kushte specifike kur mund të mbahet gjykimi në mungesë. Sipas nenit 303 për secilën vepër penale mund të zhvillohet gjykim në mungesë me kush që i pandehuri ka qenë në shqyrtimin e parë fillestar dhe nuk ka ardhë më ose në shqyrtimin kryesor. Por paragrafi 7 e ka një përjashtim dhe thotë kur bëhet fjalë për vepra penale nga neni 104 , pavarësisht kushteve nga paragrafi 2, 2.2 dhe 2.3 mund të mbahet gjykimi në mungesë. Për veprat penale nga neni 104 atje thotë nuk parashkruhen krimet e luftës, gjenocid dhe krimet kundër njerëzimit si dhe vrasjet e rënda.

Çdo vepër penale i ka elementet e përgjithshme dhe të posaçme. Dhe në bazë të elementeve të posaçme janë edhe emërtimet nuk ka vepër penale me emër të njëjtë. Ligji thotë vrasje e rëndë, ne kemi vetëm një. Neni 173 i Kodit Penale të Kosovës. Nuk ka vepër penale tjetër, vrasje të rëndë. Pasoja, vdekjet prodhojnë shumë vepra penale. Prodhojnë këto që akuzohen terrorizmi, kundër rendit kushtetueses, kryengritje e armatosur… por nuk janë vrasje të rënda, vrasje e rëndë është vetëm një”, ka thënë Hasani.

Megjithatë, sipas Hasanit, për veprat e terrorizmit dhe ato kundër rendit kushtetues, si në rastin e të akuzuarve të Banjskës, nuk ka mundësi të zhvillohet një gjykim në mungesë, për shkak të formulimit aktual të ligjit.

“Më këtë formulim ligjor siç është nuk ka asnjë mundësi të mbahet gjykimi në mungesë.

Paradoksi qëndron kur është bërë ligji i 2023, dikush që ka qenë prokuror për mua me dije diskutabile, e ka ndërtuar atje një normë që thotë prokuro mund të ngrisë aktakuzë për secilën vepër penale nëse është i paarritshëm. Çfarë logjike ka të ngrish prokurori aktakuzë vetëm ta zhvendos lenë në gjykatë, kur gjykata s’mund ta gjykojë. Këtu është një paradoks që ekziston në Kodin Penal.

Supremja jem mendim juridik vetëm atëherë kur norma është e paqartë. Dhe kur norma ka aplikim divergjente në gjykatat e Kosovës…. aktakuza është shumë mirë e formuluar por kur ndër është ndërtuar norma në Kodin e Procedurës Penale në 2023… është dashtë në normë të mos i referohen nenin 104 fare, por me në mënyrë eksplicite më shkru të gjitha veprat penale kundër rendit kushtetuese, atëherë nuk ka pasur problem”, ka thënë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat