Rohde thotë se Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro me anëtarësim në SEPA, përfiton edhe diaspora

Aktuale

Rohde thotë se Kosova mund t’i kursejë deri në 55 milionë euro me anëtarësim në SEPA, përfiton edhe diaspora

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 18:22
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova  mund të kursejë deri në 55 milionë euro në vit, duke iu bashkuar Zonës së Vetme të Pagesave në Bashkimin Evropian (SEPA-s).

Sipas Rohdes, përfituesit nga anëtarësimi i Kosovës në SEPA janë diaspora, përfituesit e remitancave e partnerët tregtarë, duke forcuar kështu, sipas tij, ekonominë e Kosovës.

“Arritja e kësaj kërkon më shumë integrim ekologjik me rajonin dhe Bashkimin Evropian”, tha Rohde.

Pjesë e diskutimit “Bashkimi në Sistemin SEPA – Përfitimet ekonomike për Kosovën” ishte edhe zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.

Bislimi tha se gjatë këtij diskutimi theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në SEPA “si një hap i mëtejmë drejt integrimit në familjen evropiane”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat