Hysen Durmishi lajmërohet me detaje për punimet në Badovc, ura ende askund

Aktuale

Hysen Durmishi lajmërohet me detaje për punimet në Badovc, ura ende askund

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 18:26
Hysen Durimishi

Numri dy i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka shkruar në “facebook” për punimet që ende po vazhdojnë për ndërtimin e Urës së Badovcit.

AI ka shkruar se pas ndryshimeve në projekt, tashmë ka përfunduar vendosja e strukturës për ndërtimin e bazamentit të Urës.

Sipas Durmishit, po punohet intensivisht që ndërtimi të përfundoj brenda afatit.

 “Vizitë për të parë punimet në ndërtimin e urës së Badocit. Pas ndryshimeve të nevojshme në projekt, tashmë ka përfunduar vendosja e pilotave për bazamentin e urës. Po punohet intensivisht që ndërtimi u urës së re të përfundoj brenda afatit”, ka shkruar Durmishi.

Lajmin se Ura e Badovcit po bëhet, Durmishi e kishte dhënë në tetorin e vitit të kaluar. Sipas asaj që kishte shkruar Durmishi në atë kohë, punimet do të përfundonin brenda 125 ditëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat