Çfarë ndodhi në seancën fillestare për rastin “Banjska”

Aktuale

Çfarë ndodhi në seancën fillestare për rastin “Banjska”

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 19:15
Pamje nga seanca

Të mërkurën rasti “Banjska” filloi së shqyrtuari në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndaj tre të arrestuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, u veçua procedura gjyqësore. Kurse për 42 të akuzuarit të tjerë, të cilët janë të paarritshme akoma për Prokurorinë Speciale, Gjykata Themelore njoftoi se do të kërkojnë opinion nga Gjykata Supreme, nëse mund të aplikohet gjykimi në mungesë.

Një ditë pas një vjetorit të sulmit në Banjskë, tre të arrestuarit po paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nën masa të sigurisë, ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, filloi shqyrtimi fillestar në rastin “Banjska”.

Këta të tre nuk janë të akuzuarit e vetëm në rastin “Banjska”.

Edhe 42 persona të tjerë, janë në kërkim të autoriteteve kosovare, por sipas Prokurorisë Speciale, nuk kanë arritur që ta sigurojnë prezencën e tyre.

Rrjedhimisht, Gjykata vendosi që ndaj treshes të veçohet procedura, kurse për 42 personat e tjerë, Themelorja njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, për t’i kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska”, mund të aplikohet gjykimi në mungesë.

“Kjo do të jetë këkresa e gjykatës së shkallës së parë për Gjykatën Supreme, të cilët në bazë të kompetencave si gjykata më e lartë e rregullt e gjykatave në Kosovë, me qëllim të zbatimit unik të ligjit do të jap mendim juridik”, tha Arben Hoti gjykatës.

Mbrojtja u ankua se shkresat e lëndës i ka marrë vetëm në formën elektronike.

“I kemi pranuar para dy dite, në formë elektronike, edhe pse ne personalisht kemi kërkuar në Prokurori që t’i kemi në formë fizike”, tha Ljubimir Pantoviç, avokat i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq.

“Unë i kam pranuar në formën elektronike dhe i kam printuar. Nëse eventualisht nëse siç thotë kolegu, ndonjë file nuk hapet, mund t’i drejtohet Prokurorisë dhe me marrë. Kohët po ndryshojnë, nuk është më prokuroria servis për fotokopje”, tha Arianit Koci avokat i palës së dëmtuar.

Prokuroria Speciale arysetoi pse këto shkresa janë dërguar në këtë formë.

“Meqë kemi të bëjmë me materiale, të cilat përmbajnë me mijëra dokumente. Prandaj në rrethana të tilla, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me prova që janë video incizime, fotografi, ekzaminime të pajsijeve, e vetmja formë e cila është e lehtë edhe për mbrojtjen ka qenë forma e dorëzimit në mënyrë elektronike”, u shpreh prokurori i rastit Naim Abazi.

Ekipet mbrojtëse kërkuan ndërprerjen e seancës për shkak se nuk ishin të përgatitur, pasi sipas tyre i kanë marrë me vonesë shkresat e lëndës.

“Unë nuk kam pasur mundësi që në masë të nevojshme dhe në mënyrë adekuate të konsultohem me klientin tim, posaçërisht në lidhje me deklarimin rreth fajësisë, u shpreh avokati Pantoviç

“Unë ju lus për më shumë kohë, ashtu që të përgatitemi që juridikisht të udhëzojmë të mbrojturit tanë, në lidhje me pranimin e fajësisë”, Millosh Deleviq – avokat i Vladimir Toliq

“Ai (Maksimoviq) do të deklarohet i pafajshëm për veprën që i bie në barrë, mirëpo konsideroj se do të shkelim rregullat e procedura penale nëse do të vazhdonim me seancën e sotme, përderisa të akuzuarit nuk i është dorëzuar aktakuza”, u shpreh Jovana Filipoviq – avokate e Dushan Maksimoviq

Me këtë rast, Gjykata vendosi që shqyrtimi fillestar të ndërpritet dhe të vazhdohet në muajin tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat