Kurti nga New York-u: Mezi pres të takohem me liderë të huaj

Aktuale

Kurti nga New York-u: Mezi pres të takohem me liderë të huaj

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 19:18
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në New York për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kurti përmes një postimi në X ka thënë se do të ketë takime me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës.

“Mezi pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen.

Mezi pres të takoj edhe anëtarët e diasporës gjatë këtu, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat