Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Bill dhe Hillary Clinton.
Aty, Osmani u takua me shumë nga liderët e vendeve mike dhe personalitete që janë miq të mëdhenj të Kosovës në mesin e të cilëve gjenerali Wesley Clark.
E para e shtetit të Kosovës, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vjosa Osmani, mori pjesë në punimet e sesionit të 79-të, të Asamblesë Parlamentare të OKB-së.