Shkarkohet zëvendësministri Radomiroviq

Aktuale

Shkarkohet zëvendësministri Radomiroviq

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 20:45
Radoica Radomiroviq, Albin Kurti

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq është shkarkuar nga detyra.

Burimet kanë thënë se ajo është shkarkuar për shkak të refuzimit të bashkëpunimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

“Dite me pare Radomiroviq është shkarkuar pasi qe nuk ka bashkëpunuar me kryetarin e Komunës se Leposaviqit, Lulzim Hetemi deri sa edhe e ka kërcënuar me një padi ne Gjykate”, ka thënë ky burim.

Lajmi nuk është konfirmuar deri tash nga Qeveria e Kosovës.

Emri i Radoica Radomiroviqit është përfolur në media, opinion e nga opozita se ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat