Njeriu më i afërt i Presidentit historik, Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci në një postim të tij në Facebook ka ndarë një moment kur Presidenti priti në takim disa studentë.
Në mesin e këtyre studentëve ishte edhe Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës. E studentët tjerë, sipas Merovcit janë Jeton Rexha, Driton Lajҫi e Bujar Dugolli.
Postimi i plotë :
FAKTE, para mbi çerek shekulli!
Studentët në vizitë te Presidenti RUGOVA!
Në foto nga e djathta në të majtë: Albin KURTI, Jeton REXHA, Driton LAJÇI, Bujar DUGOLLI dhe Xhemail MUSTAFA!
Prishtinë, 29 shtator 1997.