Sveçla: Kosova ka humbur shumë kohë duke u marrë me probleme që s’do duhej të ekzistonin

Aktuale

Sveçla: Kosova ka humbur shumë kohë duke u marrë me probleme që s’do duhej të ekzistonin

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 23:20
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke folur për kritikat që kanë dhënë aleatët për disa aksione në veri, ka thënë se për qëllim kanë pajtueshmëri.

Ai duke përmendur rastin e mbylljes së komunave paralele, ku pati reagime të ashpra, ka thënë se asnjë shtet nuk lejon të ketë diçka të tillë brenda territorit të vet.

Sveçla ka thënë se mospajtimet me ndërkombëtaret janë të koha, por siç ka thënë ai Kosova ka humbur shumë kohë duke u marrë me probleme që s’do duhej të ekzistonin.

“Për qëllimet plotësisht pajtohemi me gjithë partnerët tanë. Te qëllimi nuk kemi dallime. Çështja është te koha, shpejtësia. Republika e Kosovës ka humbur shumë kohë duke u marrë me probleme të cilat nuk duhet të ekzistojnë. Kjo gjendje duhet të përfundojë, nuk mund t’ia lëmë dëshirës ose mosdëshirës së Serbisë këtë… Çfarë ata thonë nuk është dorën tonë, por çfarë duhet të bëjmë është plotësisht në dorën tonë, gjithmonë duke bashkëbiseduar, dialoguar dhe koordinuar me partnerët tanë”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat