Gashi: Për 25 vjet kemi bërë shumë pak në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

Aktuale

Gashi: Për 25 vjet kemi bërë shumë pak në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 19:05
Publicisti Shkëlzen Gashi

Publicisti Shkëlzen Gashi, tash së fundi e ka botuar një libër që tregon për masakrat që kanë ndodhur në Kosovë, gjatë vitit 1998/1999.

Ai sot në Klan Kosova dha më shumë detaje rreth këtij libri.

Në librin e titulluar “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, flitet për 83 masakra të tmerrshme që ka ndodhur gjatë asaj kohe në vendin tonë.

Gashi tha se “çerekshekulli kemi bërë shumë pak për t’i dokumentuar krimet që kanë ndodhur gjatë viteve 1998/99”.

“Se si i kemi trajtuar viktimat, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e këtyre masakrave. Për këto nuk ka pasur dënim. Nga 83 masakra, Tribunali Ndërkombëtar i ka dënuar vetëm për 10 masakra, udhërdhënësit e këtyre krimeve, kurse ekzekutuesit e këtyre krimeve në Beograd janë dënuar vetëm për tri masakra”, tha ai .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat