Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar sot në Nju Jork shefin e diplomacisë së Singaporit, Vivian Balakrishnan.
Ata diskutuan mbi ngritjen e shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe përvojave ndërmjet dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe rreth Nismës së Kombit të Mençur të Singaporit, që synon transformimin e vendit përmes integrimit të teknologjisë digjitale dhe themelimit të Fondit Sovran në Kosovë që do të forcojë ndërmarrjet publike duke i shndërruar në korporata të fuqishme që do t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik.
Kurti falënderoi Balakrishnan për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi rolin e rëndësishëm që Singapori mund të luajë në zgjerimin e bashkëpunimit dhe raporteve të Kosovës me vendet e Azisë juglindore.