Ish zv.ministri i punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se terrosritët serbë që sulmuan Banjskën me gjumë gjasa janë në Serbi.
Berisha: Mendoj që prokuroria ka punuar mirë edhe ka mbledhur fakte të mjaftueshme që aktin e bërë tani ta kanalizojë në organet e drejtësisë.
Nuk ka dyshim që për ato fakte të mbledhura duhet të falenderojmë edhe partnerët tonë të cilët kanë ndihmuar në shumë aspekte.
Tani i mbetet prokurorisë dhe gjykatës të procedojë rastin conform ligjit dhe Kushtetutës.
Sipas të gjitha gjasave janë në Serbi.
Është fakt që veprimet e tyre janë të ndërlidhura me Serbinë dhe deri ku kanë shkuar ato në bashkëpunim me institucionet e Serbisë mbetet për tu provuar sepse nuk mund të vijmë në përfundim pa prova.