Thellimi i bashkëpunimit bilateral në fusha specifike, përfshirë ekonominë, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e pastër, ishte theksi i bisedës në takimin e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, me Ministren e Punëve të Jashtme të Monakos, Isabelle Berro-Amadei.
Ky takim u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Në njoftimin e MPJD-së theksohet se dy ministret biseduan për realizimin e projekteve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, përmes bashkëpunimit me Fondacionin “ Prince Albert II i Monakos”.
"Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm për të zgjeruar lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Monakos, duke promovuar bashkëpunim të ndërsjellë në arenën ndërkombëtare", thuhet në njoftim.