Ish-ushtaraku: Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit, jo të kompensohen me pushim

Aktuale

Ish-ushtaraku: Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit, jo të kompensohen me pushim

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:06
Afrim Veseli

Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që të kompensohen vetëm me ditë të lirë.

Kjo situatë, sipas tij, ndikon në operativitetin e FSK-së dhe mirëqenien sociale të ushtarëve. Ai shprehu shpresën se ministrat e Mbrojtjes dhe Financave do të trajtojnë këtë çështje me seriozitet.

“Që një kohë të gjatë një ligj është duke u shkelur brenda FSK-së dhe për këtë është i njoftuar ministri Maqedonci… Ligji për Pagat për Sektorin Publik dhe, rregullores 7/2003 për kompensimin për kujdestari, për punën gjatë natës dhe punë jashtë orari të Punës. FSK-ja është i vetmi institucion që pjesëtarët e saj punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk kompensohen, është një rregullore aty brenda që është dashur të ndryshohet me vite,q ë është rekomanduar edhe nga Auditori i Përgjithshëm…

Pjesëtarët e FSK-së punojnë edhe jashtë orarit të punës dhe kompensohen vetëm me ditë të lirë, që po ndikon në operecionalitetin e FSK-së dhe, në mirëqenien sociale të tyre. Kjo shkelje e këtij ligji ka vite që është duke ndodhur. Kisha dashur shumë që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri Hekuran Murati le ta trajtojnë këtë çështje, që pjesëtarët e FSK-së të kompensohen edhe me para për punën e tyre jashtë orarit të punës”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat