Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin

Aktuale

Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:18
Mimoza Kusari – Lila dhe Radoiçiq

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, foli edhe për incizimin që u publikua mes saj dhe Milan Radoiçiq, njeriut i cilësuar si kryeterrorist dhe organizatorit të sulmit të Banjskës.

Ajo tha se biseda me Radoiçiqin është zhvilluar pas insistimit të Sllavko Simiq, nënkryetarit të Listës Serbe, që Kusari-Lila të bisedonte me njeriun më të kërkuar nga drejtësia kosovare.

“Asnjëherë nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Radoiçiq, as nuk i kam kërkuar, as nuk e kam synuar të marrim prej tipi çfarëdo miratimi për çështje që janë diskutuar, ka qenë insistimi në komunikim i nënkryetarit Simiq medoemos ta thërrasë Milan Radoiiçiq për të konfimuar që nuk do të ketë probleme në një proces i cili kishte të bënte me zbatimin e marrëveshjes së energjisë, ai komunikim ka ndodhur këtu, kur e ka nxjerrë telefonin dhe me insistimin e tij e ka thirr dhe pastaj si është përdor kur është publikuar biseda me Sllavko Simiq janë bërë tema, këputje të disa bisedave që Sllavko i ka incizuar të gjitha, ka qenë shkelje e ligjit mbi privatësinë por pastaj i janë dhënë konotacione politike”, tha ajo.

Sipas Kusari-Lilës, ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Lista Serbe dhe më pas opozita në Kosovë e përdori për të krijuar mendim se Lëvizja Vetëvendosje bashkëpunon me Listën Serbe.

Ajo tha se edhe vetë ishte kërcënuar nga Milan Radoiçiq në qershor të vitit 2022.

“Në qershor të vitit 2022 në një bisede të fundit me Simiq në zyrën time, pasi ka lexuar një letër që ka qenë kërcënuese në një farë forme nga Milan Radoiçiq e kam nxjerrë jashtë dhe aty kam përfunduar komunikimin, asnjë komunikim tjetër, as për çështje tjetër nuk kam pasur”, tha Kusari-Lila.

Në lidhje me ato incizime të publikuara, Kusari-Lila tha se ka tre procese gjyqësore, një për kërcënime ndaj saj që janë bërë nga individë për shkak të nxitjes së urrejtjes, një për Sllavko Simiq për regjistrim dhe shkelje të privatësisë dhe një për median që e publikoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat