​Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në Nju Jork

Aktuale

​Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në Nju Jork

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:34
Pamje nga takimi

​Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në Nju Jork

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Nju Jork ka takuar sot homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar mbi avancimin e raporteve diplomatike dhe shtimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

Me këtë rast u theksua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në arsim, kulturë, ekonomi, tregti dhe investime, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.

Kurti gjithashtu përmendi efektet pozitive të liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë kosovarë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave edhe Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat