Çështja e hapjes së urës së Ibrit që bashkon Mitrovicën e Jugut më shqiptarë me atë të Veriut të banuar me serbë, që u shndërrua në lajmin kryesor gjatë muajve të verës, duke se është lënë në harresë.
Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi për Ditari Kosova se po angazhohen në këtë çështje por kanë plotësuar kërkesën e ndërkombëtarëve.
“Ajo çfarë është kërkuar është dakorduar nga Republika e Kosovës që në hapa dhe koordinim të përbashkët të gjendet një datë për hapjen e urës, tash nuk mund të spekuloj në data, një jam e bindur që ura gjithsesi do të hapet”, tha Kusari-Lila.
Shqetësimi i ndërkombëtarëve se mund të kishte tensione ndër etnike me hapjen e urës, Kusari-Lila pranon se edhe institucionet e sigurisë parashikonin eskalim potencial.
“Brenga për tensionim nuk e shoh me peshë të madhe, mund te këtë ndonjë eskalim potencial sipas parashikimeve ato kanë qenë vlerësime të institucioneve të sigurisë, por prapë po e them është objekt infrastrukturor i cili duhet të hyjë në funksion të plotë për çfarë është ndërtuar”, u shpreh Kusari-Lila.