Praktikusja e fesë islame Ikballe Huduti ka qenë mysafire në emisionin ‘PaProtokoll’ në Kanal10. Gjatë debatit, ajo ka folur për arrestimin dhe qëndrimin e saj në burg për shkak të një postimi të saj në rrjetet sociale kundër shteti amerikan e në mbrojtje të Iranit.
Huduti ka treguar se ka qenë e akuzuar nga Prokuroria e shtetit të Kosovës për dyshim në përçarje në vetkryrjen e veprave terroristera.
Gjatë emisionit ajo ka marrë shumë pyetje nëse financohet nga Irani.
“Shkoni në Prokurori të Afrim Shefkiu dhe pyeteni atë. Unë kam dalë e pastër dhe tash e pres dëmshpërblimin të cilin e kam fituar si të drejtë. Është një shumë gjashtë shifrore”, ka qenë përgjigja e Hudutit, duke lë të kuptohet se nuk është financuar asnjëherë nga Irani.