Analistja Zana Avdiu dhe avokati Tomë Gashi debatuan ashpër sonte në Pressing për “sovranitetin në veri”.
Pjesë nga debati i tyre:
Avdiu: Nuk arsyetohet dështimi në arenën ndërkombëtare duke thënë ata janë konë të korruptuar. Ata kanë shku, është Albini, po flasim për Albinin dhe dështimet e tij, mos i shti në kombinim të tjerët.
Gashi: Albini ta ka kthy dinjitetin.
Avdiu: Cilin dinjitet që dolën karabinierët në urë dhe s’guxuan me vazhdu tutje?
Gashi: Karabinierët kanë qenë prej vitit 1999…
Avdiu: I thanë policit të Njësisë Speciale kthehu prapa, a është dinjitet ky?
Gashi: Zanë qysh je kështu, a je mirë. Çka po folë trillime, karabinierët prej vitit 1999…, a u kthy sovraniteti në veri pa ardhe Albin Kurti.
Avdiu: A ka sovranitet tash?