Selimi kritikon ashpër diplomacinë

Aktuale

Selimi kritikon ashpër diplomacinë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:09
Petrit Selimi

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, gjatë një interviste dhënë për Tëvë1 është shprehur tejet kritik ndaj diplomacisë kosovare. Ai mes tjerash thotë se qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta kthej situatën në favor të saj as pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ka mbi një vit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk janë ulur në tryezën e bisedimeve përballë njëri-tjetrit në Bruksel.

Dialogu ra në pikën më të ulët pas sulmit paramilitar serb të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

E për ish-shefin e diplomacisë kosovare, Petrit Selimin, as Kosova e as Serbia nuk janë të interesuara për të zhvilluar dialog të nivelit të lartë.

Mirëpo Selimi thotë se nga kjo situatë është Kosova ajo që po dëmtohet në aspektin diplomatik.

“Nuk mund të ketë dialog mes palëve që thjesht nuk duan dialog. Që në fillim qeveria Kurti pati deklaruar se nuk e ka prioritet çështjen e dialogut, për ta dialogu ishte prioriteti i gjashtë apo i shtatë. Në anën tjetër Serbia nuk dëshiron dialog sepse dëshiron ta mbaj status quo-në sepse kështu Kosova nuk siguron njohje të reja dhe nuk konsolidohet ndërkombëtarisht. Pra për Serbinë situata siç qëndron kështu është e përkryer”, ka thënë Selimi.

Selimi ka komentuar edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku sipas tij është e qartë se Serbia fshihet prapa atij aksioni.

Megjithatë ai thotë se qeveria e Kosovës ka dështuar ta shfrytëzojë politikisht sulmin në Banjskë.

“Status quo-ja do të vazhdonte po të mos ndodhte episodi i terrorizmit në Banjska që u organizua nga Serbia në territorin e Kosovës. Ky sulm i ndryshoi shumë gjëra dhe më pas qëndrimi i Kurtit për shtrirjen e sovranitetit në veri u përforcua me të drejtë. Në anën tjetër Vuçiqi e kuptoi se ishte një humbje shumë e madhe dhe pranoi që strukturat paralele pak a shumë do të shuhen. Ai i njohu letërnjoftimet dhe pasaporta dhe bëri disa veprime të tjera vetëm që t’i ik sanksioneve. Pra Vuçiqi në mënyrë shumë të mençur bëri krejt çfarë Perëndimi kërkoi që thjesht të mos goditet nga sanksionet. Fatkeqësisht Kosova në atë moment në vend se të jetë pala që së bashku me SHB-në, Gjermaninë, Francën, QUINTI-in, të hynte në një ofensive diplomatike në dialog që të përfitonte nga sakrifica e policit që vdiq në Banjska, ne përkundrazi u kthyem në një proces të vetizolimit”, tha Selimi.

Së fundmi tejet kritik ndaj qeverisë së Kosovës është shprehur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier,

Diplomati amerikan tha se është paimagjinueshme që Kosova të synojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare deri sa nuk ka progres në dialog dhe kur ekzistojnë vende brenda BE-së dhe NATO-s që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat