“Më është kërcënuar jeta”, Kusari-Lila: Me qasjen e Aleksandër Vuçiq dialogu drejt dështimit

Aktuale

“Më është kërcënuar jeta”, Kusari-Lila: Me qasjen e Aleksandër Vuçiq dialogu drejt dështimit

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:50
Mimoza Kusari-Lila

Së fundmi, Gjermania i kërkoi Kosovës që të heq ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, pasi është kundër parimeve të CEFTA-s. Kosova i vuri masën e sigurisë pas rrëmbimit të tre policëve në qershorin e vitit të kaluar.

Si këmbim, Kosovës iu ofrua të prezantojë vetveten në CEFTA por me fusnotë dhe jo përmes UNMIK-ut. Kryeministri Albin Kurti nuk e pranoi propozimin dhe më pas erdhi kërcënimi se Kosova mund të përjashtohet edhe nga Procesi i Berlinit.

Në lidhje me këtë çështje, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha për Ditari Kosova në A2 CNN se heqja e masës mund të shqyrtohet pasi të vijnë skanerët që do të vendosen në kufij e që i janë premtuar si donacion nga vendet mike.

Ajo pranoi se institucionet po shqyrtojnë modalitetet e tjera para takimit të liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit ku Kosovës mund t’i kërkohet ta largojë masën.

Një skaner është në procedurë të prokurimit dhe afatet e sakta nuk e dimë se kur do të vijnë se ka çështje administrative. Mund të shqyrtojmë modalitete të tjera të cilat besoj janë duke u shqyrtuar nga institucionet e vendit por një gjë mund ta them që Kosova mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit dhe ka bërë një kontribut të madh”, tha Kusari-Lila.

Megjithatë, Kusari-Lila nënvizoi se i njëjti standard sikurse me Kosovën që mbahet përgjegjëse për masën, duhet edhe me vendet e tjera, një referencë për Bosnjën që për shkak të kundërshtisë së Republikës Srpska nuk e ka miratuar marrëveshjen për lëvizje të lirë.

“Shumë e rëndësishme të mbajmë një sistem të njëjtë të vlerave të mbajtjes në përgjegjësi të shteteve, këtë e kemi ngritur edhe me mos ratifikimin e marrëveshjes nga Bosnje Hercegovina për lëvizjen me letërnjoftime pasi ne ende kemi viza me ta”, tha kryetarja e Alternativës.

Ndërsa në lidhje me dialogun për normalizim me Serbinë, Kusari-Lila tha se këtë proces e pret dështimi me qasjen që Aleksandër Vuçiçit po pret përfundimin e luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindje të Mesme.

“Vuçiçi po pret një rrethanë ku mund të ketë situatë më të favorshme edhe mund të kërkojë zbatimin e plotë të rezolutës 1244 me të cilin nuk cenohet integriteti territorial i Serbisë pjesë e të cilit është Kosova”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat