Xani: Deklarata e Hovenier mund të kuptohet mungesë respekti ndaj atij që e drejton

Aktuale

Xani: Deklarata e Hovenier mund të kuptohet mungesë respekti ndaj atij që e drejton

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:55
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani, ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan Jeffery Hovenier e thënë dje ndaj Qeverisë së Kosovës, nënkupton edhe mungesë respekti ndaj atij që e drejton.

Xani ka thënë se deklarata e ambasadorit duhet të kuptohet qartë e cila tregon se raportet me Qeverinë nuk janë të mira.

Në aspektet diplomatike e protokollare nuk është etike, por kuptohet edhe mungesë respekti ndaj atij që e drejton. Pra ambasadori amerikan nuk ka respekt ndaj Qeverisë për arsye që ka pasur kritika të ashpra diplomatike deri aty veç se e ka hapur gjuhën. Ambasadori amerikan po tregon të vërtetën që nuk janë raportet e mira dhe ka ardhur puna deri aty që mund të shkaktojnë probleme të thella politike dhe mund ta izolojnë Kosovën”, ka thënë Xani.

Hovenier të mërkurën gjatë Samitit të Kosovës për Paqe e Demokraci (KPDS) pati një deklaratë të pazakonshme.

“Gjyshi im ka thënë, dhe ju lutem më falni për karakterin e shëmtuar paksa, se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino te dera e klubit. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian dhe evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”, tha ai gjatë fjalimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat