Pozhari: Deklarata e Hovenier është keqkuptuar

Aktuale

Pozhari: Deklarata e Hovenier është keqkuptuar

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 23:22
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan “nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino te dera e klubit”, është keqkuptuar.

Sipas tij, mesazhi i kësaj deklarate nga ambasadori amerikan është që Kosova t’i kuptojë drejt kërkesat e ShBA-së për dialogun.

“Mendoj se z.Hovenier është keqkuptuar. Thelbi i deklarimit të tij është që të kuptohen drejt kërkesat SHBA-së se disa procese nuk varen prej tyre. Me dëshirën që edhe Qeveria ta mirëkuptoj presion e ShBA-së për dialogun”, ka thënë Pozhari.

Ai ka thënë se në raportet e afërta të shteteve siç janë ShBA dhe Kosova e ndiejnë vetën të lirë të bëjnë presione të tilla.

“Në rrethana të tilla sigurisht së shtetet që janë më të afërta me një shtet e ndiejnë lirinë që të bëjnë presion më të madh te një shtet shkaku se nuk ekziston mundësia e keqkuptimit të raporteve duke përfituar nga afërsia e aleancave siç është rasti me ShBA-në dhe Kosovën”, tha Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat